Masa të njëjta mund të vijnë edhe për shtete tjera

Masa të njëjta mund të vijnë edhe për shtete tjera

Ministri në largim i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot ka marrë vendim që t’i vendos masa reciproke produkteve të Maqedonisë së Veriut.

Që nga qershori i këtij viti kur produktit të Kosovës, rasadit të peshkut i janë vendosur barrierat tarifore nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut kam qenë në kontakt me autoritetet e këtij shteti dhe kemi dërguar ankesa nëpërmes sekretariatit të CEFTA-së, por edhe letër personale ministrit të tyre të ekonomisë. Dhe tashmë kanë kaluar dy muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje, prandaj jam i detyruar që në mbrojtje të interesit të Kosovës, biznesit kosovar dhe në mbrojtje të prodhimeve tona që të ndërmarr veprime të tjera ligjore, në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës. Sot kam marr vendim që të vendos masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektoj dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet”, shkroi ministri në Facebook.

Reciprociteti, partneriteti dhe trajtimi i barabartë i prodhimeve kosovare gjatë eksportit në vendet e rajonit, sipas ministrit, është e vetmja rrugë me të cilën Kosova duhet të ecë përpara.

Ministri ka paralajmëruar se masa të njëjta mund të vijnë edhe për shtete tjera të cilat nuk kanë trajtim të barabartë.

Në rast se ky tretman do të vazhdojë ne do të marrim edhe hapa tjerë, jo vetëm ndaj këtij shteti por edhe shteteve tjera. Tashmë asnjë prodhim i Kosovës që eksportohet jashtë nuk do të ketë tretman të pabarabartë”, përfundoi Shala./21Media