Shala: Kosova ofron kushtet më të favorshme në rajon për investime

Sipas Shalës, Ligji për Investime Strategjike që është duke u aplikuar

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Indisë, Asif Iqbal, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare.

Ministri Shala, e ka informuar delegacionin e Odës Ekonomike Indiane për mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj, duke thënë se Ligji për Investime Strategjike që është duke u aplikuar tashmë ka sjellë efekte të jashtëzakonshme.

Po ashtu në takim u diskutua për mundësitë e shumta që i ofron Kosova për investime në fushën e energjisë, teknologjisë, bujqësi, turizëm etj.

Shala, tha se Kosova ofron kushtet më të favorshme në rajon për investime, si rezultat i Ligjit për Investime Strategjike, dhe po ashtu ndryshimeve të fundit që janë bërë në këtë ligj, që krijojnë lehtësira edhe më të mëdha për investitorët.

“Potenciali i Kosovës është i jashtëzakonshëm, kemi një rini shumë inovative dhe janë krijues. Po ndërtojmë zona ekonomike nëpër vendet kryesore të Kosovës që investitorëve të huaj t’ua sigurojmë edhe vendin me një qira shumë modeste”, tha ministri Shala.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike së Indisë Asif Iqbal theksoi se bizneset e këtij vendi kanë interes që të shtrihen në rajonin e Ballkanit, e edhe në Kosovë për të investuar në fushën e teknologjisë.

Back to top button