Shala: Nga sot jam i gatshëm të jap dorëheqje

Shala tha se misioni i tij përfundon me bërjen e ushtrisë

Kryetari i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e FSK-së, Haxhi Shala pas votimit të ligjeve për FSK-në i uroi të gjithëve ushtrinë e Kosovës.

Shala tha se dita e sotme ishte e jashtëzakonshme për të si kryetar i komisionit dhe një ditë me fat për të, që t’i prezantojë ligjet e FSK-së.

“Nga sot jam i gatshëm të jap edhe dorëheqje nga deputeti në qoftëse kërkohet. Misioni im përfundon me bëmjen e ushtrisë së Kosovës. Ky ka qenë qëllimi jem, ky ka qenë misioni jem”, tha ndër të tjera Shala.

Kosova tashmë ka ushtrinë e saj. Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës. Janë miratuar tri ligjet për FSK-në: Ligji për Ministinë e Mbrojtes, Ligji për FSK-në dhe ligji për Shërbimin në Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Dita e sotme nga liderët e vendit dhe bashkësia ndërkombëtare veçanërisht Amerika është cilësuar si ditë historike për Kosovën. Në ditën kur po pritet votimi i ushtrisë së Kosovës, sheshi i Prishtinës është mbushur me flamuj të shteteve mike. Me flamuj amerikanë është mbushur edhe Mitrovica.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është themeluar në vitin 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit. FSK është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, ndërsa paraprakisht me përfundimin e luftës ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Transformimi i FSK-së në ushtri vjen 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Një hap i tillë nuk arriti të realizohet deri më tani për shkak të pamundësisë së ndryshimeve kushtetuese, të cilat mund të bëhen vetëm me votën e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kuvend, përkatësisht votat e deputetëve serbë. Kështu, institucionet e Kosovës zgjodhën që shtimin e kapaciteteve ushtarake për FSK-në ta bëjnë përmes ligjeve, pa prekur edhe emrin e FSK-së./21Media

Back to top button