Shala foli për arsimin dhe Universitetet Publike

Shala foli për arsimin dhe Universitetet Publike

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala nga PDK sonte në emisionin “Debat Përnime” tha se te Këshilli Shtetëror i Cilësisë duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë.

“Nuk ka kurrikulë perfekte, nuk ka mësimdhanje perfekte, nuk ka domethanë ligjëratë perfekte, mirëpo është një proces që ne mendojmë që duhet të rregullohet, megjithatë e ka një bazë prej ku është nisur.”, tha Shala.

Ai më tutje tha që PDK është partia e vetme që nuk ka bërë presion te Këshilli Shtetëror i Cilësisë. “Të paktën kemi qenë partia e vetme që s’kemi reagu në asnjë moment te vendimi për anulimin e akreditimit për 1 vjet”, tha më tutje Shala.

Ai shtoi se edhe vetë ka qenë në parti kur ka hyrë në punë në universitetin e Mitrovicës.

“Ka edhe të partive tjera. Qysh me hi në punë pa qenë në parti. Unë kam qenë në parti edhe kam hy në punë dmth, pse a ka naj problem në këtë farë pjese”, tha ndër të tjera Shala./21Media