Shantazhoi të miturën me publikim të fotove intime, kërkohet paraburgim

I dyshuari ka kërkuar nga ajo që të kenë marrëdhënie intime

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, mbrëmë rreth orës 21:00, ka ndaluar të dyshuarin B.J., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Shantazhi’’.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e Prokurorisë, i pandehuri përmes rrjetit social Facebook ka shantazhuar të miturën e moshës 14-vjeçare, në atë mënyrë që nga ajo ka kërkuar që të kenë marrëdhënie intime, ose në të kundërtën do t’ia publikonte fotot e saj intime, të cilat e njëjta i kishte bërë me ish të dashurin e saj, me ç’rast me këto veprime i njëjti ka cenuar nderin dhe autoritetin e të dëmtuarës.

“Prokuroria, ndaj të dyshuarit, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Gjilan, pasi që ekziston mundësia e ndikimit te e dëmtuara dhe dëshmitarët, si dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.”, bëhet e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button