Cërvadiku publikoi projektin e tij të ri

Cërvadiku publikoi projektin e tij të ri

Këngëtari i mirënjohur i zhanrit popullor, Shaqir Cërvadiku ka publikuar projektin e tij më të ri. ”Buzëqesh o njeri” titullohet kënga më e re e këngëtarit, të cilës i ka realizuar edhe klipin, shkruan rtv21.tv

Tekstin e  këngës e ka shkruar vetë këngëtari, muzikën e ka bërë Kolë Sulaj, derisa për videon është përkujdesur MProduction. Vërehet se kënga ka tekst dhe melodi, të cilat janë përputhur aq mirë edhe me zërin unik të Cërvadikut. Një pjesë e spotit të këngëtarit është realizuar në kryeqytet dhe Prizren, derisa në të janë përfshirë figura të njohura shqiptare të fushave të ndryshme.

Ndryshe, këngët e Shaqir Cërvadikut përherë dëgjohen dhe pëlqehen mjaft nga publiku, por se a do të ndodhë e njëjta gjë edhe me këtë të fundit, mbetet të shihet./21Media