"Princi e Princesha", kënga më e re e Shaqir Cërvadikut

“Princi e Princesha”, kënga më e re e Shaqir Cërvadikut

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Shaqir Cërvadiku, publikoi projektin “Princi e Princesha”, kushtuar nuses dhe dhëndrit. Ky është një projekt mjaft i veçantë i këngëtarit, që ka skena nga dasma shqiptare.

Për tekstin u përkujdes Shaqir Cërvadiku, për muzikën dhe orkestrimin Rrahman Kryeziu. Ndërsa, për anën vizuele u përkujdes produksioni RedMediaKS, transmeton rtv21.tv

Këngët e Shaqir Cërvadikut përherë dëgjohen dhe pëlqehen mjaft nga publiku./21Media