Të tre lojtarët pjesë e fushatës “Mjaft më”

Të tre lojtarët pjesë e fushatës “Mjaft më”

Disa prej lojtarëve me perjardhje nga Kosova iu kanë bashkuar protestës së futbollistëve profesionistë në Angli dhe Uells kundër racizmit.

Bëhet fjalë për, Xherdan Shaqirin e Liverpoolit, Bersant Celinën e Sëansea Cityt dhe Florent Hadërgjonaj lojtar i Huddersfield Townit.

Futbollistët profesionistë në Angli dhe Uells janë duke i bojkotuar rrjetet sociale sot, në shenjë proteste kundër incidenteve të racizmit, që kanë ndodhur gjatë kohës së fundit në botën e futbollit.

Fushata ”Enough” që në shqip do të thotë “Mjaft më” u organizua nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA).

Kjo shoqatë arriti t’i inkurajoi lojtarët të mos e përdorin asnjë llogari në rrjete sociale nga sot deri nesër.

Ky pasivitet në rrjetet sociale ka filluar në orën 10:00 dhe do mbarojë nesër në orën 10:00.

Të tre lojtarët, Xherdani, Bersant e Florenti në llogaritë e tyre në Instagram kanë e kanë postuar fotografinë e kësaj fushate. /21Media

 

View this post on Instagram

 

#enough

A post shared by Bersant Celina (@bersantcelina) on

Kujtojmë se , gjatë kësaj jave, kapiteni i Manchester Unitedit, Ashley Young është bërë viktimë e thirrjeve raciste në rrjete sociale, pasi skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampionëve, në ndeshjen kundër Barcelonës në çerekfinale.

Futbollistë të tjerë me ngjyrë anglezë përjetuan abuzim të ngjashëm në ndeshjen e muajit të kaluar kundër Malit të Zi, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikim në EURO 2020. /21Media