Ylli me prejardhje kosovare ka folur për faqen zyrtare të Liverpool-it

Ylli me prejardhje kosovare ka folur për faqen zyrtare të Liverpool-it

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është deklaruar për herë të parë pas ndeshjes Crvena Zvezda- Liverpool.

“Procesi i ambientimit është duke shkuar shumë mirë, unë mendoj se këtë ju edhe mund ta shihini në fushë”, ka thënë Shaqiri për faqen zyrtare të klubit.

“Gjithkush ju ndihmon këtu, në fushë, jashtë saj. Jashtë fushës nuk kisha nevojë për shumë ndihmë sepse unë jam duke jetuar që tre vite në Angli, por kur më duhej ndonjë ndihmë në fushë, të gjithë lojtarët më ndihmuan. Trajneri më ka ndihmuar shumë në këtë aspekt dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë më tej Shaqiri.

27 vjeçari, ka nisur mirë aventurën te Liverpool-i, pas transferimit që pati këtë verë nga skuadra e Stoke City-t për 12 milionë euro.

Crvena Zvezda mposhti Liverpool-in në ndeshjen e mbajtur më 6 nëntor, me rezultat përfundimtar 2:0. Kujtojmë që Xherdan Shaqiri nuk mori pjesë në këtë ndeshje për arsye të shmangies së konflikteve dhe shpërqendrimin e lojës në gjëra të tjera./21Media