Futbollistët që bënë krenarë shqiptarët anë e mbanë botës

Futbollistët që bënë krenarë shqiptarët anë e mbanë botës

Dy superfutbollistët kosovarë, të cilët luajnë për kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri mbrëmjen e së premtes kanë bërë krenarë shqiptarët kudo.

Xhaka dhe Shaqiri në Rusisë shënuan dy gola ndaj Serbisë, duke i sjellur fitore të rëndësishme Zvicrës në kuadër të Kampionatit Botëror ”Rusi 2018”, shkruan rtv21.tv

Golat e shqipeve u komentuan dhe u festuan që nga e premtja e deri dje kudo nga personalitete të fushave të ndryshme, kudo ku jetonë shqiptarët.

Përveç reagimeve të natës së fitores, dy yjet e Kosovës me emocionet dhe lumturinë e natës së të premtes u zgjuan edhe dje, duke postuar imazhe të ndryshme nga përballja me serbët.

Por, kjo vazhdon edhe sot, pasiqë, si Shaqiri ashtu edhe Xhaka kanë hedhur imazhe në instastory nga nata që do ta kujtojnë gjatë.

”This feeling”, ka shkruar Shaqiri sipër fotos, derisa Xhaka nga dy fotot e hedhura sot nuk ka lënë ndonjë mbishkrim.

Ndryshe, golat e dy kosovarëve u uruan dhe përgëzuan nga personalitete të njohura vendore dhe jo vetëm. Edhe dy këngëtaret me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora kanë uruar shqiponjat që bënë krenarë shqiptarët./21Media

Xhaka dhe Shaqiri zgjohen me emocionet e mbrëmshme