Nesër, Liverpool do të luaj kundër Manchester Unites

Nesër, Liverpool do të luaj kundër Manchester Unites

Sulmuesi i Liverpool-it, Xherdan Shaqiri është shumë i talentuar, por Peter Crouch mendon që trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp nuk i beson Shaqirit.

Peter Crouch dhe Shaqiri kanë luajtur së bashku në Stoke City.

Ish sulmuesi i “The Reds” tha se Shaqiri është një ndër lojtarët më të mirë me të cilët ai ka luajtur.

“Nuk jam i befasuar që Liverpool-i e transferoi, pasi ai është një nga lojtarët më të talentuar, me të cilët kam luajtur. Ai mund ta bëjë diferencën. Por, nëse Klopp nuk i beson dikujt 100%, ai nuk do ta luajë atë”, tha ai.

Ndeshjen e radhës Liverpool e ka kundër Manchester United, të dielën, duke filluar nga ora 17:30./21Media