Ribery dhe Rafinha nga  Bayerni do të largohen në fund të këtij sezoni

Ribery dhe Rafinha nga  Bayerni do të largohen në fund të këtij sezoni

Dy lojtarët e njohur, Franck Ribery dhe Rafinha do t’i thonë lamtumirën Bayern Munichut në fund të këtij sezoni, pas një dekade në klub.

Me këtë rast ylli kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri u ka uruar gjithë të mirat ish-bashkëlojtarëve te tij te Bayern Munich, të cilët e kanë konfirmuar largimin nga gjiganti i Bundesligës në fund të këtij sezoni.

Shaqiri i kaloi tri vjet bashkë me Riberyn dhe Rafinhan në Bayern, dhe arritën kulmin së bashku, duke e fituar tripletën historike në vitin 2013.

Ylli i Liverpoolit duket se ka krijuar lidhje të veçantë me francezin dhe brazilianin, madje ata i quan edhe vëllezër.

Me këtë rast, Shaqiri në Instasotry, ka publikuar një fotografi ku shihet përkrah Ribery dhe Rafina.

Gjitha të mirat për të ardhmen vëllezërit e mi”, është mbishkrimi që Shaqiri e la në foton e publikuar në Instagram. /21Media