Liverpooli mundi Evertonin

Liverpooli mundi Evertonin

Xherdan Shaqiri sonte shënoi gol në rikthimin e tij si titullar për herë të parë këtë sezon për Liverpoolin. Liverpooli shënoi fitore ndaj Evertonit në derbin e Merseyside me rezultat 4-2.

Anësorit shqiptar nga Gjilani, Shaqirit iu dha një mundësi e rrallë nga Jurgen Klopp këtë sezon dhe ai u përkujdes për ta shfrytëzuar atë në maksimum, duke shënuar gjatë 90 minutave.

28-vjeçari që deri sonte i kishte luajtur vetëm 25 minuta lojë në katër paraqitje për të kuqtë, vuante nga pulpa e këmbës.

Liverpooli tani grumbullon 43 nga 45 pikë të mundshme pas 14 javëve në Premierligë, duke e ruajtur epërsinë prej tetë pikëve ndaj ndjekësit të parë në krye, Leicester City.

Evertoni, ndërkohë, pësoi për herë të dytë radhazi në ligë dhe tani mbeti në pozitën e 18-të, me vetëm 14 pikë.