“Ky është turp, i kanë vendosur katër persona që nuk dinë asgjë për futbollin"

“Ky është turp, i kanë vendosur katër persona që nuk dinë asgjë për futbollin”

Futbollisti brazilian nuk e ka kontrolluar veten pas eliminimit të PSG nga Manchester United javën e shkuar.

UEFA ka nisur hetimet ndaj Neymar për komentet në rrjetet sociale pas eliminimit të Paris Saint-Germainit nga Liga e Kampionëve.

Braziliani, i cili vazhdon të jetë i lënduar,  ka reaguar në Instagram kundër VAR, pas penalltisë së akorduar në favor të Manchester United në minutat e fundit të takimit, që në fund doli të ishte vendimtare për largimin e hershëm të PSG nga Liga e Kampionëve.

“Ky është turp, i kanë vendosur katër persona që nuk dinë asgjë për futbollin për ta rishikuar aksionin në VAR. Nuk pati penallti. Si mund të jetë lojë me dorë kur e godet në shpinë! Ec, pirdhuni!”, ka shkruar Neymar.

Ndërsa në njoftimin e UEFA-s thuhet: “Në përputhje me Artikullin 31 (3) (a) të Rregulloreve Disiplinore të UEFA-s, UEFA njofton se i ka kërkuar Inspektorit të Etikës dhe Disiplinës ta kryejë një hetim për komentet e bëra në rrjetet sociale nga lojtari i Paris Saint-Germainit, Neymar”.