"Sharri" rrëmbeu 27 medalje dhe dy kupa

“Sharri” rrëmbeu 27 medalje dhe dy kupa

Klubi i Karatesë “Sharri” doli i pari në turneun ndërkombëtar të karatesë “Fushë Kosova Open 2020”.

Në garat e mbajtura një ditë më parë, klubi nga Ferizaj ka vazhduar traditën e sukseseve, ku në mesin e karateistëve nga vendi dhe rajoni, arriti të rrëmbejnë 27 medalje dhe 2 kupa, duke u bërë klubi më i trofeshëm.

Karateistet e “Sharrit” fituan 2 kupa, 10 medalje të arit, 8 të argjendit dhe 9 të bronzta.