Sonte në emisionin "Click" të RTV21 është diskutuar lidhur me raportin Bankës Botërore

Sonte në emisionin “Click” të RTV21 është diskutuar lidhur me raportin Bankës Botërore

Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Banka Botërore e ka një qëndrim jo miqësor ndaj ngjarjeve ekonomike në Kosovë, shkruan rtv21.tv

“Për mu personalisht, për përvojën që e kam me Bankën Botërore edhe nga mandatet e kaluara nga pozitat e mëhershme që i kam pas edhe tani, ata e kanë një qëndrim shumë jo miqësor ndaj ngjarjeve ekonomike në Kosovë, gjithmonë edhe ato që janë ngjarje të mira mundohem me i minimizu me një interpretim pak ma ndryshe gjoja si ekspert”, është shprehur Shatri.

Ai ka thënë se dyshimin në qëndrimin korrekt të Bankës Botërore ia rrit edhe më shumë një qëndrim i tyre siç tha Shatri jo parimor lidhur me projektin “Kosova e Re”.

Dyshimin në qëndrimin korrekt të tyre na rrit edhe më shumë një qëndrim i tyre jo parimor për 10-11 vjet lidhur me projektin ‘Kosova e Re’. Unë kam qenë pjesë e komitetit ndërministror për ‘Kosovën e Re’, ka qenë një projekt i përgatitur në tërsi në përkrahje prej USAID, prej gjitha institucionet ndërkombëtare, gati për fillim dhe ata në momentin e fundit janë tërheq dhe e kanë dështu. Po ta kishim pas atë kapacitet energjetik, i cili është paraparë të startojë me punë, me prodhim në vitin 2013,  Kosova sot do ta kish një gjendje krejt tjetër ekonomike e mos të flasim për një situatë energjetike shumë më të favorshme“, ka thënë Shatri./21Media