Artisti u kërkoi falje fansave

Artisti u kërkoi falje fansave

Këngëtari dhe tekstshkruesi i mirënjohur kanadez, Shawn Mendes anuloi koncertin e tij në Sao Paulo të Brazilit të shtunën, për shkak të problemeve shëndetësore. Artisti njoftoi për këtë përmes një storie në Instagram.

“Sao Paulo, ju kërkoj ndjesë që po ua kumtojë këtë lajm, por sot u zgjova i sëmurë dhe shkova te doktori, më tregoi se kam laringjit dhe një infeksion të sinusve, që më ka shkaktuar probleme me kordat vokale”, shkroi artisti dhe më tej u kërkoi falje fansave, transmeton rtv21.tv

Të shtunën, Mendes u fotografua nga paparacit duke dalë nga klinika./21Media