Camila e përcolli performancën e tij me shumë dashuri

Camila e përcolli performancën e tij me shumë dashuri

Dy artistët me famë botërore, Shawn Mendes dhe Camila Cabello u panë bashkë në muajin korrik, por çifti ende nuk e konfirmoi lidhjen. Sidoqoftë, ata do të performojnë si çift sonte këngën “Senorita”, në “MTV Video Music Awards”.

Të premten, 22-vjeçarja mori pjesë në koncertin e Shawn Mendes në Brooklyn të New York-ut dhe po e përcjellte të dashurin e saj me shumë admirim. Në këtë koncert, Mendes ia dedikoi asaj një këngë.

Një burim i tha Us Weekly ekskluzivisht: “Kur Shawn e prezantoi këngën “Fallin’ All in You”, e përfundoi me fjalinë se është dedikim për të dashurën dhe e drejtoi gishtin kah Camila”, transmeton rtv21.tv

Në anën tjetër, Camila po e përcjellte me shumë dashuri performancën e tij.

Dyshimet rreth lidhjes së çiftit filluan pas bashkëpunimit të tyre “Senorita”, që u lansua në qershor. Ata fillimisht ishin shokë, por me kalimin e kohës filluan të ndjenin diçka më shumë për njëri-tjetrin, i tha një burim Us Weekly.

“Senorita” numëron mbi 506 milionë klikime./21Media