Sipas Pompeos

Sipas Pompeos

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që Greqia të udhëheqë Ballkanin. Kështu deklaroi sekretari i shtetit amerikan, Mike Pompeo.

Sekretari në një intervistë për televizionin grek Sky, tha se në një kontekst më të gjerë, SHBA kujdeset që Ballkani të stabilizohet, pasi ky është një rajon me “plot sfida” dhe se ata duan ta shohin Greqinë duke e udhëhequr atë, raporton agjencia e lajmeve ANA.

Ne duam një fillim të ri me kryeministrin e ri Kyriakos Mitsotakis dhe ekipin e tij që të udhëheqë rajonin përpara dhe krijimin e stabilitetit në të gjithë rajonin“, tha Pompeo./21Media