ShBA dhe Izraeli dalin nga UNESCO

Organizata me bazë në Paris është denoncuar nga kritikët e saj si vend për paragjykimet anti-izraelite

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë hequr dorë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) me arsyetimin se organizata nxit paragjykimet anti-izraelite.

Tërheqja është kryesisht procedurale, por i shërben një goditjeje të re UNESCO-s.

Administrata e presidentit Amerikan patë njoftuar se se mund të tërheqet nga ky institucion në tetor të vitit 2017.

Organizata me bazë në Paris është denoncuar nga kritikët e saj si vend për paragjykimet anti-izraelite, e cila ka përmendur vendet e lashta hebraike si vende të trashëgimisë palestineze.

SHBA ka kërkuar “reformë themelore”, në agjencinë që është e njohur për programin e Trashëgimisë Botërore për të mbrojtur vendet kulturore dhe traditat.

UNESCO gjithashtu punon për të përmirësuar arsimin për vajzat, për të promovuar të kuptuarit e tmerreve të Holokaustit dhe për të mbrojtur lirinë e medias.

Back to top button