SHBA dhe Kina, do të zhvillojnë bisedime tregtare në Pekin

Vitin e kaluar, Kina dhe SHBA vendosën tarifa prej më shumë se 300 miliardë dollarë të mallrave ndaj njëri-tjetrit

Pas një jave të zymtë për tregjet amerikane, javën qe vjen një delegacion i SHBA do të vizitojë Kinën për të biseduar në lidhje me dhënien fund të ‘luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Ky do të jetë takimi i parë ballë për ballë pasi që të dy vendet ranë dakord të mos vendosin tarifa të reja për 90 ditë. Presidenti i SHBA Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping ranë dakord për armëpushim të përkohshëm më 1 dhjetor.

Në faqen e saj të internetit, ministria e tregtisë e Kinës tha se qëllimi i bisedimeve të ardhshme, që do mbahen në Pekin më 7 dhe 8 janar, do të jetë “zbatimi i konsensusit të rëndësishëm” të arritur nga dy udhëheqësit. Ekipi amerikan do të udhëhiqet nga zëvendës përfaqësuesi i tregtisë Jeffrey Gerrish, tha ministria.

Back to top button