SHBA dhe Koreja e Jugut simuluan sulmin kundër Koresë së Veriut

Tendosjet në Gadishullin e Koresë

Ushtritë e Koresë së Jugut dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shkrepur disa raketa balistike në drejtim të Koresë së Veriut, në shenjë vërejtje për Penianin, i cili të martën testoi një raketë balistike.

Manovra dhe simulimi i sulmit u mbikëqyr nga Presidenti i Koresë së Jugut, Kim Mun Gje, njoftoi agjencia jug-koreane e lajmeve, Jonhap. Mun gjatë manovrës deklaroi se provokimi serioz nga ana e Penianit detyroi autoritetet në Seul që të reagojnë dhe të dëshmojnë aftësitë e mbrojtjes kundër-raketore.

Në të njëjtën kohë, ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Han Mi Ku, tërhoqi vërejtjen se ekziston mundësia e madhe që Peniani të zhvilloi testin e gjashtë bërthamor, pasi që të martën testoi për herë të parë me sukses një raketë balistike interkontinentale.

Autoritetet amerikane konfirmuan se bëhet fjalë për test të një rakete interkontinentale dhe pas këtij testi, Pentagoni porositi se ushtria amerikane është e gatshme të mbrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj nga ndonjë sulm i mundshëm i Koresë së Veriut.

Ushtria amerikane fillimisht kishte vlerësuar se bëhet fjalë për testimin e një rakete me rreze të mesme të veprimit, por pas analizave shtesë, ekspertët theksuan se janë të bindur se bëhet fjalë për raketë interkontinentale.

Më herët gjatë ditës, agjencia veri-koreane e lajmeve, KCNA, citoi udhëheqësin Kim Jong Un, i cili theksoi se raketa mund të bartë predhë bërthamore dhe se konflikti me

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hyrë në fazën përfundimtare. Ekspertët tërhoqën vërejtjen se raketa, të cilën e testoi Peniani të martën, mund të qëlloi territorin e Alaskës. Në të njëjtën kohë, sekretari amerikan i shtetit, Reks Tillerson, bëri thirrje për aksion global kundër Koresë së Jugut dhe testin më të ri të Penianit e cilësoi si eskalim të kërcënimit bërthamor nga ana e Penianit./21Media

Back to top button