“SHBA dhe Turqia po përpiqen të rivendosin besimin”

Tillerson theksoi se Uashingtoni dhe Ankaraja po përpiqen të rivendosin besimin

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson theksoi sot se Uashingtoni dhe Ankaraja po përpiqen të rivendosin besimin e humbur mes dy vendeve.

Gjatë një vizite në konsullatën amerikane në Stamboll, Tillerson ka pranuar se marrëdhëniet amerikano-turke ishin të tensionuara.

“Mendoj se ne kemi filluar të rivendosim një pjesë të këtij besimi reciprok që kemi humbur. Ata kanë humbur besimin tonë dhe ne besimin e tyre”, theksoi ai.

“Ne po punojmë fort për të rivendosur një nivel besimi, sepse është baza e çdo marrëdhënieje”, shtoi Tillerson, i cili u takua dje në Stamboll me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kreun e diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë janë tendosur që prej grusht-shtetit të dështuar të 15 korrikut, për të cilin Turqia akuzon predikuesin Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA.

Back to top button