Pacolli takohet me Palmer

Pacolli takohet me Palmer

Ministri i Jashtëm në largim, Behgjet Pacolli është takuar me të Dërguarin te Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Ky takim u zhvillua në kuadër të Forumit të Bled-it.

Pacolli bërit të ditur se me Palmer kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, të dy e shohin dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis dy vendeve.

Unë e përgëzova z.Palmer për emërimin e tij dhe si një mik i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë.  Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë me pak, dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim. Kosova mund të llogarisë si gjithmonë në ShBA, por edhe ShBA duhet të llogarisë tek ne, si partnerë të përkushtuar dhe të besueshëm”, shkroi Pacolli në Facebook./21Media