Jemenët morën pëgjegjësinë për sulmet

Jemenët morën pëgjegjësinë për sulmet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë fajësuar Iranin se qëndron prapa sulmeve me dronë, që shkatërruan pothuajse gjysmën e kapacitetit të prodhimit të naftës të Arabisë Saudite.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se Teherani ka kryer një sulm të paprecedent ndaj furnizimeve botërore të energjisë.

Ndërkaq, ligjvënësi republikan, Lindey Graham nga Karolina e Jugut tha se është “koha” që të mendohet për një sulm ndaj rafinerive të naftës të Iranit, nëse ata vazhdojnë me provokimet e tyre ose rrisin pasurimin bërthamor.

Rebelët jemenas Huthi, që mbështetën nga Irani, më 14 shtator morën përgjegjësinë për sulmin në një ndërtesë për përpunimin e naftës në lindje të Arabisë Saudite, e cila pas sulmit reduktoi prodhimin e naftës për 5 milionë fuçi në ditë, pothuajse gjysma e prodhimit të naftës në gjithë Mbretërinë, duke afektuar 5 për qind të prodhimit ditor global.

“Nuk ka asnjë dëshmi që sulmet u kryen nga Jemeni”, tha Pompeo në një postim në Twitter, ku akuzoi presidentin iranian, Hassan Rohani dhe ministrin e Jashtëm Javad Zarif se po angazhohen në një diplomaci false.

“Teherani qëndron prapa pothuajse 100 sulmeve nëArabinë Saudite teksa Rohani dhe Zarif pretendojnë të përfshihen në diplomaci”, tha Pompeo.

Sulmet e 14 shtatorit me dronë shkaktuan zjarre të mëdha në ndërtesat për përpunimin e naftës në Abqaiq dhe Khurais. Zjarret, rezultuan në pezullimin e përkohshëm të prodhimit të naftës./21Media