Tre kandidatët shqiptaro-amerikanë fituan zgjedhjet në Amerikë

Tre kandidatët shqiptaro-amerikanë fituan zgjedhjet në Amerikë

Në zgjedhjet lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat u zhvilluan më 5 nëntor, në garë morën pjesë katër kandidatë shqiptaro-amerikanë. Rezultatet janë pozitive për tre prej tyre. Vedat Gashi u bë ligjvënësi i parë shqiptar në prefekturën Uestçestër të Nju Jorkut, Bute Biberaj u bë prokurore e Çarkut Lloudon të Virxhinias, përderisa Jetlir Kulla u rizgjodh në mandatin e tretë në pozitën e kryeplakut të distriktit të katërt të qytetit Uatërbëri të Konektikatit. Detajet i sjellë kronika e korrespondentit të Radiotelevizionit 21 në SHBA, Halil Mula./21Media