Zyra demokrate për çështje të jashtme i ka përkujtuar Ambasadës ruse se Kosova është shtet i pavarur

Zyra demokrate për çështje të jashtme i ka përkujtuar Ambasadës ruse se Kosova është shtet i pavarur

Ambasada e Rusisë në Kanada i është përgjigjur vizitës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi atje dhe komenteve të tij që ka bërë nëpër mediat kanadeze lidhur me ndikimin rus në Ballkan.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Ambasada ka shkruar se Kosova është pjesë e Serbisë.

“Pas vizitës së Thaçit në Ottawa dhe komenteve të tij kundër ruse nëpër mediat kanadeze, do të donim të shfrytëzonim këtë mundësi që t’ua përkujtojmë të gjithëve se Kosova është Serbi”, ka shkruar ambasada e Rusisë në Twitter.

I të njëjtit mendim nuk ka qenë Zyra demokrate për çështje të jashtme, e cila njësoj nëpërmjet Twitter-it ia ka përkujtuar Ambasadës se Kosova është shtet i pavarur.

 

“Do të donim të shfrytëzonim këtë mundësi që t’ua përkujtonim se Kosova është e pavarur dhe Krimea është Ukrainë”, ka qenë përgjigja e zyrës për çështje të jashtme në “cicërimën” e ambasadës ruse./21Media