Amerika është e gatshme të mbrojë interesat e saj

Amerika është e gatshme të mbrojë interesat e saj

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence bëri të ditur se ushtria amerikane është e gatshme t’i përgjigjet sulmeve ndaj objekteve të naftës saudite.

Pas sulmit të paprovokuar të fundjavës së kaluar në fushat e naftës në Arabinë Saudite, unë mund t’ju siguroj se ne jemi gati (për një përgjigje ushtarake)”, tha Pence duke folur në Qendrën e Ekspertizave të Fondacionit të Trashëgimisë me qendër në Washington.

Ai theksoi se SHBA do të mbronte veten dhe aleatët e saj në Gjirin Persik, ndërsa sulmi ndaj aleatëve amerikanë dhe furnizimeve të naftës botërore do të dështonte.

Sipas tij, Washingtoni po studion të gjitha informacionet dhe po këshillohet me aleatët, si dhe presidenti do të përcaktojë se çfarë veprimi do të ndërmerret në ditët në vijim.

Amerika është e gatshme të mbrojë interesat e saj“, tha Pence duke përsëritur se SHBA është “gati për luftë”, siç e tha presidenti Donald Trump më herët./21Media