SHBA kërcenon Sirinë

Paralajmërohet Siria rreth planit potencial për sulm kimik

SHBA thotë se ka identifikuar “përgatitje të mundshme” për një sulm kimik në Siri dhe ka lëshuar një paralajmërim ndaj qeverisë siriane.

Shtëpia e Bardhë tha se aktivitetet ishin të ngjashme me ato të bëra përpara një sulmi të dyshuar kimik në prill.

Dhjetëra persona vdiqën në sulmin që e nxiti presidentin Trump të urdhërojë ndërhyrjen ushtarake kundër një baze ajrore siriane.

Deklarata e SHBA-së paralajmëroi presidentin Bashar al-Assad se do të paguajë “një çmim të madh” në qoftë se ndodh një tjetër sulm.

Aty thuhet se “një sulm tjetër i armëve kimike nga regjimi i Asadit” ka të ngjarë të rezultojë “në vrasjen masive të civilëve”.

Në deklaratë tutje theksohet: “Siç kemi theksuar më parë, Shtetet e Bashkuara janë në Siri për të eliminuar Shtetin Islamik të Irakut dhe Sirisë. Megjithatë, nëse Assad kryen një tjetër sulm me vrasje masive me armë kimike, ai dhe ushtria e tij do të paguajnë çmimin”.

Back to top button