SHBA kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Sipas  Yee, kufijtë e vendeve të Ballkanit janë qartë të definuara dhe nuk janë çështje e kontestit

SHBA nuk mbështesë kurrfarë ndryshimi të kufijve në Ballkan, ka porositur zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili konsideron se ndryshimi i kufijve nuk do t’i kontribuonte sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Kufijtë e vendeve të Ballkanit janë qartë të definuara, të njohura ndërkombëtarisht dhe nuk janë çështje e kontestit. Ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk do t’i kontribuonte sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Yee për gazetën greke “Katimerini”.

Back to top button