Kina kundërshton fuqishëm këtë vendim

Kina kundërshton fuqishëm këtë vendim

Departamenti autorizoi shitjen e mundshme të 108 tankeve Abrams, 250 raketave Stinger dhe të pajisjeve të tjera, si dhe njoftoi Kongresin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të anulojnë shitjen, duke thënë se Pekini e kundërshton fuqishëm këtë veprim.

Kina e konsideron Tajvanin si një provincë renegatë dhe kurrë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i mundshëm i forcës për të rifituar kontrollin e ishullit.

Zyra e Presidentit të Tajvanit shprehu mirënjohje për Qeverinë e SHBA-së për shitjen e armëve.

“Tajvani do t’i përshpejtojë investimet në mbrojtje dhe do të vazhdojë të thellojë lidhjet e sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe vendet me ide të ngjashme”, tha zëdhënësi presidencial, Chang Tun-han.

Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Kinës ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që ta anulojnë menjëherë planin për shitje të armëve Tajvanit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze Geng Shuang tha se ky vendim është shkelje serioze.

“Shitja e armëve Tajvanit nga Shtetet e Bashkuara është një shkelje e ligjit ndërkombëtar. Është një ndërhyrje në punët e brëndshme të Kinës, dhe dëmton sovranitetin dhe interesat e sigurisë.”, tha Shuang

Shuang gjithashtu deklaroi se Tajvani është pjesë e pandashme e territorit të Kinës.
Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tensionuara në muajt e fundit për shkak të tregtisë dhe asaj që Uashingtoni e konsideron si militarizim të Kinës në Detin e Kinës Jugore./21Media