Rezultati përfundimtar 19:28, në favor të SHBA-së

Rezultati përfundimtar 19:28, në favor të SHBA-së

Sot në orën 15:00, në Palestrën “Pallati i Rinisë dhe Sporteve” ka filluar takimi i Paraguajit me SHBA-në për grupmoshën U-21. Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat përfundimtar 19:28, në favor të SHBA-së.

Në orën 17:00 do jetë gara mes Kanadasë dhe Kosovës, në kuadër të grupmoshës U19. Kurse, gara e fundit për sot është në kuadër të grupmoshës U21, e cila fillon në orën 19:00. Ndeshje kjo e cila do të zhvillohet mes Kosovës dhe Nigerisë.

Kurse, ndeshja e parë për sot ka qenë mes Nigerisë dhe Paraguajit për grupmoshën U-19, e cila ka përfunduar me rezultat përfundimtar  31-18, në favor të Nigerisë./21Media