Tërheqen trupat amerikane

Tërheqen trupat amerikane

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, tha se SHBA nuk i dha Turqisë një “dritë jeshile” për ofensivën e saj në veri të Sirisë.

Pompeo mbrojti vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga zona kufitare, e cila ka ngjallur një zhurmë në vend.

Tani Turqia ka filluar një sulm në territorin e mbajtur nga forcat e udhëhequra nga kurdët, transmeton rtv21.tv.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha që qëllimi ishte të “parandalojë krijimin e një korridori të terrorit” në kufi.

Forcat turke planifikojnë të bëjnë një “zonë të sigurt” të pastruar nga milicitë kurdë, e cila gjithashtu do të strehojë refugjatë sirianë.

Forcat e drejtuara kurde u zotuan t’i rezistojnë ofensivës dhe tashmë janë përleshur me trupat turke.

Kurdët ndihmuan për të mposhtur grupin e Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe ishin aleatë kryesorë të SHBA-së në atë luftë./21Media