Kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley

Kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka thënë se Shtetet e Bashkuara më nuk besojnë në largimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, si parakusht për zgjidhjen e luftës civile në këtë vend.

Duke folur dje në Nju Jork, zonja Haley tha se “tashmë prioritet yni nuk është të qëndrojmë atje dhe të fokusohemi në largimin e Assadit” dhe ka shtuar se Uashingtoni nuk do të “fokusohet në Assadin, në mënyrë siç ka bërë administrata e mëparshme” e presidentit, Barack Obama.

Më herët gjatë ditës së djeshme, sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se “e ardhmja e Assadit do të vendoset nga populli i Sirisë”.