Kadirov tha se nuk e sheh SHBA si armik të denjë

Kadirov tha se nuk e sheh SHBA si armik të denjë

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov konsideron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë shtet sa duhet i fuqishëm.

Në një intervistë për televizionin amerikan, HBO Kadirov tha se SHBA po udhëheq politikë armiqësore ndaj shtetit rus. Por, ai konsideron se SHBA nuk është shtet edhe aq i fuqishëm, sa të trajtohet si armik i Rusisë.

Sipas Kadirov, amerikanët e dinë se ai është njëri prej atyre që do të mbrojnë Rusinë, andaj edhe e sulmojnë. “Ata e dinë se jam njëri prej atyre që janë të gatshëm të jap jetën për Rusinë. Kam ushtri të mirë, e cila mund të sulmojë dhe të mbrohet. Do ta shohim se kush do të fitojë”, ka thënë duke u qeshur lideri çeçen.

Kadirov tha se nuk e sheh SHBA si armik të denjë. “Amerika nuk është shtet aq i fortë sa ta shohim si armik të Rusisë. Ne kemi shtet të fuqishëm, kemi fuqi nukleare”, është shprehur ai.