"Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuevse të Kosovës"

Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuevse të Kosovës”

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se nuk mbështesin ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave në Kosovë.

“Qeveria e SHBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuevse të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhet në komunikatë.

Shtetet e Quintit qysh në muajin gusht kishin deklaruar se nuk mbështesin kandidatë për zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë.

“Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë. Sikurse në zgjedhjet e kaluara, ne do të bashkohemi me organet tjera lokale dhe ndërkombëtare për të ndihmuar që të sigurohet një ambient i lirë dhe i drejtë”.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen këtë të diele./21Media