Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancën e NATO-s

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancën e NATO-s

Zëvendës-presidenti amerikan, Mike Pence, ka paralajmëruar Turqinë kundër blerjes së sistemit të raketave nga Rusia, të cilat Washingtoni i sheh si kërcënim për avionët e tyre.

Sipas zv.presidentit amerikan Mike Pence, këto veprime të pakujdesshme të Turqisë rrezikojnë sigurinë e NATO-s.

Turqia është përgjigjur duke deklaruar se blerja e sistemit të avancuar raketor është një gjë e kryer, përcjell rtv21.tv.

Ankaraja ka afruar lidhjet e saj me Rusinë pas ftohjes së marrëdhënieve me SHBA-të dhe Evropën.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancën e NATO-s.

Pence gjithashtu ka qortuar Gjermaninë që nuk po shpenzon mjaftueshëm në mbrojtjen e NATOs.

Moska nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me zhvillimet e fundit.

Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar pas okupimit të gadishullit të Krimesë nga Moska, si dhe daljes së saj nga një traktat i rëndësishëm raketor./21Media