ShBA përshendet dëbimin e diplomatëve iranian nga Shqipëria

Sipas Bolton-it, Shba qëndron në krah të qeverisë shqiptare

Dëbimi i dy diplomateve iranian nga qeveria shqiptare është përshëndetur nga zyrtarët më të lartë të ShBA-së.

Fillimisht sekretari i shtetit, Mike Pompeo me anë të një postimi në twitter ka vlerësuar veprimin e kryeministrit, Edi Rama për dëbimin e dy agjentëve iranian, të cilët sipas tij, po organizonin sulme terroriste në Shqipëri.

Më pas këshilltari për sigurine i presidentit Trump, John Bolton po në twitter ka njoftuar se kryeministri Rama ka dëbuar nga vendi ambasadorin Iranian në Tiranë.

Bolton ka shtuar se Shba qëndron në krah të qeverisë dhe popullit shqiptar, raporton vizionplus.

Shqipëria ka dëbuar dy agjentë iranian, të cilët dyshohen për veprimtari të paligjshme që lidhen me ndeshjen e futbollit të kualifikimit të Kupës Botërore midis Shqipërisë dhe Izraelit dy vjet më parë. Rreth 20 persona janë arrestuar në Shqipëri dhe Kosovë pas kësaj ndeshjeje për planifikimin e një sulmi të dyshuar terrorist.

Back to top button