SHBA mund Paraguajin

SHBA mund Paraguajin

SHBA ka fituar vendin e tretë në ndeshjen “IHF Trophy Intercontinental” në grupmoshën U21. SHBA ka mposhtur Paraguajin me rezultat 34: 36, në vazhdime pasi që paraprakisht loja në minutat e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë, 30 me 30.

SHBA ishte në epërsi ndaj Paraguajit edhe gjatë pjesës së parë me rezultat, 17;12, përcjellë rtv21.tv

Vendin e tretë e zuri edhe Kosova në kuadër të grupmoshave U19, sot në ndeshjen që pati kundër Kanadasë që e mposhti me rezultat 32:26.

Sot nga ora 18:00 Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshën U21 do të ndeshet në finale e “IHF Trophy Intercontinental” me Taipein Kinez. Ndërsa finalja e grupmoshave U19 do të zhvillohet nga ora 16:00 në mes të Nigerisë dhe Taipeit Kinez./21Media