SHBA-të i dhurojnë Doganës së Kosovës pajisje në vlerë mbi 12 mijë euro

Dogana pranon donacionin e radhës

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha ka pritur sot në takim përfaqësuesin amerikan Rick Clark.

Me këtë rast, Berisha ka pranuar një donacion në vlerë mbi 12 mijë euro pajisje për zbatim të ligjit nga programi EXBS i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dogana njoftoi se Clark dorëzoj pajisje edhe për policinë kufitare.

Deri tani dogana ka pranuar rreth 400 mijë dollarë amerikan pajisje dhe trajnime të financuara nga Qeveria amerikane./21Media

Back to top button