Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin për Irakun në luftën kundër ISIS-it

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin për Irakun në luftën kundër ISIS-it

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence të shtunën siguroi kryeministrin irakian Haider al-Abadi për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-ve në mposhtjen e Shtetit Islamik, njoftoi Qeveria irakiane përmes një kumtese.

Të dy ata diskutuan për situatën në Siri dhe luftën kundër Shtetit Islamik, në një bisedë telefonike, vetëm një ditë pasi SHBA kryen sulme raketore mbi bazën ajrore siriane, prej nga dyshohet se janë kryer sulme me gaz helmues që la të vdekur 86 persona.

Pence ka nënvizuar se politika amerikane në rajon nuk do të ndryshojë dhe se prioritet i saj është mposhtja e Shtetit Islam në Irak dhe rajon.

Ndryshe, Iraku ka dënuar sulmin me gaz helmues dhe ka bërë thirrje për hetime ndërkombëtare për të identifikuar fajtorin.

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të ka ndihmuar forcat irakiane përmes ajrit për të rikthyer disa qytete nga Shteti Islamik që nga viti 2014, në veri de perëndim të Irakut, shkruan Reuters.