“SHBA do t’i respektojë marrëveshjet me aleatët në NATO”

Sekretari amerikan për vizitë në NATO

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, në takimin e tij të parë të NATO-s në Bruksel, u tha aleatëve se Shtetet e Bashkuara do t’i mbajnë marrëveshjet e mëparshme dhe do të sigurojnë se aleanca ka kapacitet për ta mbrojtur vetveten, përfshirë edhe nga agresioni rus.

Ne duam qartazi që të kemi një diskutim rreth qëndrimit të NATO-s këtu në Evropë, sidomos në Evropën Lindore, në përgjigje të agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe gjetiu tha Tillerson, transmeton rtv21.tv

Mëtutje, ai u ka bërë presion aleatëve që ta plotësojnë nivelin e shpenzimeve të mbrojtjes prej 2% të GJI-DI-PI-së, dhe ka kërkuar nga secili shtet anëtar, ta plotësoj këtë ose të ketë plan për plotësimin e përkushtimeve për financim të NATO-s, deri në samitin e liderëve të aleancës, në muajin maj, raporton agjencia Reuters.

Agjencia tjetër e lajmeve Associated Press, ka raportuar se sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, sot ka synuar t’i qetësojë shqetësimet eventualetë aleatëve, duke thënë se “ne e kuptojmë se kërcënimi kundër njërit prej nesh, është kërcënim kundër të gjithë neve dhe ne do të përgjigjemi në mënyrë përkatëse” dhe ka shtuar se “ne do t’i mbajmë marrëveshjet që i kemi bërë për mbrojtjen e aleatëve tanë”.

Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, u diskutua edhe për luftën kundër terrorizmit, dhe për çështje të tjera aktuale./21Media

Back to top button