Trump njoftoi se lideri i ISIS-it ishte vrarë gjatë një sulmi të ushtrisë së SHBA-së

Trump njoftoi se lideri i ISIS-it ishte vrarë gjatë një sulmi të ushtrisë së SHBA-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të forcojnë një koalicion, duke luftuar të ashtuquajturin Shtetin Islamik në veri-lindje të Sirisë, tha të hënën një zyrtar i paemëruar i Departamentit të Shtetit.

Pas vrasjes së liderit të ISIS-it, Abu Bakr Al-Baghdadi, një zyrtar i Departamentit amerikan tha se presidenti Donald Trump, i cili njoftoi më 6 tetor tërheqjen e forcave amerikane nga veriu i Sirisë, nuk tregoi që Washingtoni po hiqte dorë nga lufta e tij kundër organizatës terroriste.

“Asnjëherë nuk ishte një ide për të braktisur misionin e ndjekjes së Shtetit Islamik … Kjo është një përpjekje e madhe, e cila vazhdon,” u tha ai gazetarëve, raporton Reuters.

Presidenti Trump njoftoi të dielen se lideri i ISIS ishte vrarë gjatë një sulmi të ushtrisë së SHBA-së në veri të Sirisë.

Trump deklaroi se 15 minuta pas vdekjes së Al-Baghdadit, u krye një test ADN për të konfirmuar se ishte me të vërtetë ai.