SHBA vë kritere të reja për viza

Ligji për ndalimin e udhëtimit nga Trump: SHBA vë kritere të reja për viza

Shtëpia e Bardhë ka vënë kritere të reja për aplikuesit e vizave për vendet me shumicë muslimane dhe për të gjithë refugjatët, duke e vënë si kusht që të kenë lidhje familjare apo biznesore në Shtetet e Bashkuara

Ligjet të cilat kanë prekur njerëzit nga Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni, do të hyjë në fuqi të enjten.
Këto ligje janë emëruar pasi Gjykata e Lartë pjesërisht e ndryshoi ligjin për ndalim të udhëtimit të Presidentit Donald Trump.

Sipas ligjeve të reja, të  konfirmuara për BBC-në, për 90 ditët e ardhshme, ata që nuk kanë lidhje familjare të specifikuara si prindër, bashkëshorte, fëmijë apo të afërm të tjerë- nuk do të mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Përkufizimi i “ lidhjes së afërt” i përjashton gjyshërit, dajtë, hallat, nipat, mbesat, kushërinjtë, dhe familjen e gjerë.

Gjithashtu të përjashtuar nga ligjet e reja janë edhe ata me ndërlidhje biznesore apo edukative që kanë në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, udhëzimet në mënyrë specifike tregojnë se marrëdhëniet duhet të jenë formale, të dokumentuara.

Ata të cilët tashmë kanë viza të vlefshme nuk janë të prekur. Ata me dy nënshtetësi në pasaportën e tyre nga vendet e paprekura, gjithashtu do t’u lejohet hyrja.

Ligjet kanë hyrë në fuqi në orën 20:00 sipas kohës lokale të Washington-it

Mirëpo Gjykata e Lartë nuk do ta shqyrtoj rastin deri në tetor./21Media

Back to top button