Greta do të jetë në marshin në Montreal

Greta do të jetë në marshin në Montreal

Aktivistja 16-vjeçe e klimës, Greta Thunberg tha se Arnold Schwarzenegger ka ofruar që t’ia huazojë veturën e tij elektrike.

Suedezja këtë e bëri të ditur në New York derisa po përgatitej të udhëtonte në marshin kundër ndryshimeve klimatike në Montreal, në mënyrën më miqësore me mjedisin të mundshme.

“Shumë njerëz kanë ofruar që të na huazojnë, p.sh. veturat e tyre elektrike. Oferta më e mirë është sigurisht, ose e ashtuquajtura ‘më e mira’, por një nga ofertat më qesharake që kam marrë është se Arnold Schwarzenegger më ka ofruar që të ma huazojë veturën e tij elektrike nëse unë dua”, i tha ajo gazetarit norvegjez Fredrik Skavlan.

Thunberg dhe babai i saj do të udhëtojnë për Kanada në veturën e Schwarzenegger, shkruan rtv21.tv

Të hënën, Thunberg kritikoi audiencën në Samitin për Veprim ndaj Klimës të Kombeve të Bashkuata për mungesën e veprimeve, duke përsëritur vazhdimisht “Si guxoni?

Fushata e Thunberg nisi me demonstrime të vetme jashtë Parlamentit të Suedisë më 20 gusht të vitit 2018.

Protesta e saj vetëm ka frymëzuar miliona njerëz nëpër botë për të bërë protesta, duke nxitur udhëheqësit që të merren me ngrohjen globale./21Media