Të gjithë do ta donin një shef të tillë

Të gjithë do ta donin një shef të tillë

Edward St. John, themeluesi i “Shën John Properties”, befasoi 198 punonjësit e kompanisë së tij me një bonus prej 10 milionë dollarësh gjatë festës së tyre të fundvitit.

Punëtorët ishin mbledhur të festojnë, pa e ditur se atë natë kishin festën nga e cila u realizuan shumë ëndrra.

Të punësuarit secili hapi një zarf në të njëjtën kohë që përmbante shumën e bonusit të tyre individual, disa prej të cilave ishin në rritje me 270 mijë dollarë amerikan.

Bonusi prej 10 milionë dollarësh u nda midis punonjësve bazuar në vitet e tyre të shërbimit.

Një mekanik që kishte qenë pjesë e kompanisë për 39 vjet, mori shtëpi në shenjë nderimit për punën e tij.

Ndërsa bonusi më i vogël ishte 100 dollarë amerikan, që iu dha një punonjësi që filloi punën atë javë./21Media