Mbretëresha merr me vete gjithmonë diçka kur largohet nga pallati

Mbretëresha merr me vete gjithmonë diçka kur largohet nga pallati

Mbretëresha Elizabeth nuk largohet asnjëherë nga pallati mbretëror pa kuletën e saj të zezë Launer, por kjo nuk është e vetmja gjë që madhëria e saj nuk mund të lërë pa marrë me vete.

Shefi i mëparshëm në familjen mbretërore, Darren McGrady, ka zbuluar se mbretëresha është gjithmonë e kujdesshme për të marrë me vete diçka të ëmbël gjatë udhëtimit.

McGrady ka treguar se ajo merr me vete kekun e saj të preferuar me biskota dhe çokollatë.

Sipas tij, ky kek shërbehet rregullisht në pallatin mbretëror në “Buckingham Palace” dhe madhëria e saj shijon një pjesë çdo ditë./21Media