Ai u dha një premtim banorëve

Ai u dha një premtim banorëve

Argjend Zejnaj, shef i kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt ka dalë në vendin e ngjarjes te protesta në Mramor.

Ai iu ka premtuar banorë se nga nesër do të marrin masa për të parë se pse kanë ngecur punimet deri tani.

Pak më herët ka eskaluar protesta kundër Ministrisë së Infrastrukturës që po mbahet nga banorët e fshatit Mramor të komunës së Prishtinës. Disa qytetarë që kanë mbetur në kolonë për shkak të punimeve dhe protestues janë përleshur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Raportohet se ka edhe arrestime.

Banorët e fshatit Mramor të Prishtinës po protestojnë sot, duke bllokuar rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, siç thanë ata për shkak të pa përgjegjësisë të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila ka dëmtuar rrugën dhe urat e fshatit. Ndërkohë, banorët thanë se gjatë punimeve janë lënë edhe gropa të mëdha. Kurse, dheun të cilin e ka largu nga aty e kanë vendosur ndër telat e tensionit të lartë, duke rrezikuar fëmijët e tyre.

Ndryshe, rruga ka qenë planifikuar të përfundojë për 169 ditë punë.