Lidhet me punonjësen e tij

Lidhet me punonjësen e tij

Shefi ekzekutiv i McDonald është larguar nga kompania pasi shkeli një nga rregullat e kompanisë.

Steve Easterbrook është përfshirë në një marrëdhënie me një punonjëse, gjë që McDonald i ndalon drejtuesit e kompanisë të kenë marrëdhënie romantike me punonjësit.

Në një email për punonjësit, Easterbrook pranoi se ishte në një marrëdhënie me një nga punonjësit dhe se ky ishte një gabim i tij, transmeton rtv21.tv.

“Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin, që është koha për mua që të eci përpara”, tha ai.

Bordi i drejtorëve të McDonald votuan për largimin e Easterbrook nga posti të premten./21Media