Do të punojë deri më 17 gusht

Do të punojë deri më 17 gusht

Alex Stamos, shef i sigurisë në Facebook po e lë kompaninë për t’u pozicionuar në Universitetin e Stanford.

Stamos, që nga viti 2015 punon në Facebook.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se për këto 3 vitet e fundit ishte i lumtur që ka punuar me profesionistët më të aftë dhe më të përkushtuar të botës, në njërën nga zonat më të vështira.

“Unë kalova shumë mirë derisa punoja këtu, tash erdhi koha të largohem nga kjo pozitë. Në shtator unë do të vazhdoj në Universitet, si profesor dhe studiues. Kisha kënaqësinë që ligjërova në Universitetin e Standfordit për disa vjet dhe tash kam nderin që do t’i udhëheq gjeneratat e reja të studentëve”, ka shkruar në Facebook.

Ai ka shkruar se data e fundit deri kur ai do të punojë atje është 17 gushti.

Në fund të postimit ai ka shkruar se kush është student i këtij universiteti mund t’i ndjekë ligjeratat e tij në shtator.

Alex Stamos dha dorëheqje në kohën kur Facebook ndodhet nën vëzhgim për përhapjen e keqinformimit në platformën e tij dhe pas një krize të privatësisë të të dhënave./21Media